Temperatura të larta në dy ditët e ardhshme në Kosovë

E publikuar: 29/04/2021 19:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë për dy ditë në vendin tonë.

IHMK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7 m/s.