Telenor largohet nga Evropa Lindore, shet bizneset në Hungari, Serbi, Bullgari dhe Malin e Zi

E publikuar: 21/03/2018 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Firma Norvegjeze e telekomunikacionit Telenor ra dakord të shesë bizneset e saj në Evropën Qendrore dhe Lindore tek miliarderi Çek Petr Kellner për 2.8 miliard euro.

Ky transaksione përfshin: Telenor Hungari, Telenor Serbi, Telenor Bullgari dhe Telenor Mali i Zi si dhe Telenor Common Operation.

Kompania ka 3,500 punonjës dhe 9 milion konsumatorë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Vlera ishte më e ulët sesa pritej. Përpara shpalljes së kësaj marrëveshjeje, Telenor kishte aktivitet në 12 shtete ku tre janë në vendet Nordike, pesë në Azi dhe katër në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe së bashku numëronte 176 milion abonentë.

Marrëveshja pritet të finalizohet në Qershor ndërsa bizneset e blera do të ruajnë brendin e Telenor deri në 2021. /CIO Albanian