Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

29.05.2020 17:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Telekomi i Kosovës ka mohuar se ka dhomë të përgjimeve. Ky reagim i Telekomit vjen pas akuzave të presidentit Hashim Thaçi ndaj kryeministrit në detyrë Ablin Kurti dhe siç e ka quajtur presidenti, “grupit të tij”.

Fadil Lepaja nga Departamenti për Relacione me Publikun në Telekomin e Kosovës, përmes një sqarimi për media thotë se nuk ka përgjime nga ana e Telekomit të Kosovës dhe as qasje të paautorizuar në rrjetin e tyre.

Në njoftimin për media theksohet se pas deklaratave joprofesionale dhe të pambështetura në fakte të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat e dëmtojnë pa të drejtë reputacionin e Telekomit të Kosovës nuk posedojnë dhoma të përgjimeve.

Ndërkohë që Prokuroria Speciale, pas akuzave të Thaçi, ka nisur hetimet.

Në anën tjetër, avokati Arianit Koci tha dje se kushdo që i qaset grupit të pajisjeve që e mundëson përgjimin ligjor në kuadër të Telekomit të Kosovës, domosdo lë gjurmë.

Sqarim nga Telekomi:

I sigurojmë konsumatorët tanë se nuk ka përgjime nga ana e Telekomit të Kosovës dhe as qasje të paautorizuar në rrjetin tonë

Pas deklaratave joprofesionale dhe të pambështetura në fakte të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat e dëmtojnë pa të drejtë reputacionin e Telekomit të Kosovës sh.a., e ndiejmë të nevojshme të sqarojmë opinionin me sa vijon:

–          Telekomi i Kosovës sikurse edhe operatorët e tjerë të Telekomunikacionit në Kosovë nuk posedojnë “dhoma të përgjimeve” me të cilat po spekulohet në opinion.

–     Objekti ku është e vendosur drejtoria dhe administrata jonë kryesore, aktualisht nuk është pronë e Telekomit të Kosovës sh.a. por e Postës së Kosovës.

–     Në kuadër të kësaj ndërtese ekzistojnë hapësira të cilat nuk i menaxhon Telekomi i Kosovës sh.a. dhe një ndër to është edhe një hapësirë e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit.

–     Kjo hapësirë apo “ dhoma e përgjimeve” si është e njohur nëpër media, funksionon në bazë të ligjit 05/L-030 dhe me një Vendim të Kryeprokurorit të Shtetit. Të gjitha këto janë të bazuara në Standardet Ndërkombëtare të sigurisë.

–     Hapësira të tilla ekzistojnë tek të gjithë operatorët në Evropë, duke i përfshirë këtu edhe operatorët në Kosovë.

–     Në këtë hapësirë, e cila menaxhohet nga Kryeprokurori i Shtetit, nuk ka pasur qasje asnjëherë dhe në asnjë rast nga ndonjë i punësuar i Telekomit të Kosovës sh.a. pa autorizim dhe pa praninë e përgjegjësve nga Prokuroria e Shtetit.

–          Hapësira në fjalë është e monitoruar përmes kamerave të cilat menaxhohen nga Kryeprokurori i Shtetit.

–     Pas verifikimit nga personat kompetent, përreth hapësirës në fjalë nuk është gjetur asnjë shenjë apo element i dyshimtë për qasje me forcë apo qasje të pa autorizuar.

 

Deklaratat e pa verifikuara, të pasakta, apo të papërgjegjshme mund të e dëmtojnë biznesin dhe imazhin e Telekomit të Kosovës sh.a. Kemi frikë se kjo mund të keqkuptohet si favorizim i konkurrencës apo dëmtim i qëllimshëm i reputacionit të Telekomit te Kosovës sh.a.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


BE: Të gjithë aktorët politikë të Kosovës ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

BE: Të gjithë aktorët politikë të Kosovës ta zbatojnë vendimin e Kushtetueses

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Ja kush po e thotë se do ta nokautojë Joshuan!

Abrashi i VV’së: Të gjitha opsionet e kundërshtimit të vendimit të GJK’së po i shqyrtojmë

Abrashi i VV’së: Të gjitha opsionet e kundërshtimit të vendimit të GJK’së po i shqyrtojmë

Nuk e mirëpresin qytetarët vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

Nuk e mirëpresin qytetarët vendimin e Kushtetueses për dekretin e Presidentit

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Në SHBA, Policia arreston gazetarin e CNN gjatë transmetimit ‘live’

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Ministrja italiane: Objekt abuzimesh seksiste prej “paaftësisë gjatë krizës së pandemisë”

Murati, Lëvizja për Bashkim: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses, është thirrje për anarki

Murati, Lëvizja për Bashkim: Mosrespektimi i vendimit të Kushtetueses, është thirrje për anarki

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

12 raste të reja me COVID-19, 9 të shëruar

Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Telekomi mohon se ka dhomë të përgjimeve dhe përgjime të paautorizuara

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

Vuçiq paralajmëron vazhdimin e dialogut, thotë se shqiptarët e serbët duhet të kenë raporte të mira

Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Më 15 qershor fluturimi i parë nga Austria në Kosovë

Maqedoni e V.: Të gjithë duan zgjedhje, por nuk pajtohen për datën

Maqedoni e V.: Të gjithë duan zgjedhje, por nuk pajtohen për datën

Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

Dy vëllezërit nga Gjilani kanë nevojë për trajtim jashtë vendit

NISMA ende s’i ka emrat e ministrave

NISMA ende s’i ka emrat e ministrave

2500 punëtorë të KEK-ut nënshkruajnë peticion, kërkojnë kthimin e Njazi Thaçit ose protesta

2500 punëtorë të KEK-ut nënshkruajnë peticion, kërkojnë kthimin e Njazi Thaçit ose protesta

Greqia do të rihapë kufijtë për 29 vende

Greqia do të rihapë kufijtë për 29 vende