Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

01.01.2018 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Telekomi i Kosovës në prag të falimentimit

Kompleksi metalurgjik Trepça, viteve të fundit vazhdon të përballet me plot sfida të ndryshme të zhvillimit të saj, ngase ka një kohë të gjatë që është edhe pa bord drejtues që do të mundësonte zbatimin e Ligjit për Trepçën i cili ka hyrë në fuqi një vit më parë.
Megjithatë, ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se rritja e investimeve në sektorin e minerar, përfshirë këtu edhe aktivizimin e plotë të ndërmarrjes Trepça me investime brenda saj, si dhe aktivizimi i disa minierave në zona me interes të veçantë do të jenë një prej objektivave kryesore për vitin 2018.

Ministri Lluka ka thënë se deri në fillim të muajt shkurt do të bëhet funksional bordi i ri i Trepçës, dhe kështu sipas tij, do t’i rikthehet nami që ka pasur dikur.

“Trepça do të jetë sërish sikurse në kohën e dikurshme një promotor i zhvillimit të vendit…Po shpresoj që deri në fund të janarit eventualisht fillimi i muajit shkurt bordi do të jetë funksional në Trepçë”, ka thënë ministri Lluka.

Po ashtu puna mbarë nuk po iu ec as ndërmarrjeve tjera publike në vendin tonë, ngase në prag të falimentimit janë 11 ndërmarrje, ku sipas ministrit Lluka këto ndërmarrje po operojnë me humbje, të cilat kanë bërë punësime pa kritere me paga të majme. E njëra ndër to është edhe Telekomi i Kosovës.

“Ndërmarrjet publike për momentin janë në një gjendje jo të mirë, vazhdojnë të kenë humbje, shumica prej tyre nga 16 sa janë, 11 prej tyre operojnë me humbje. Kanë vazhduar punësime pa kritere në këto ndërmarrje dhe ka shumë e shumë probleme tjera të cilat besoj se së shpejti me ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike ne do të fillojmë ndryshimet dhe ristrukturimin në këto ndërmarrje për t’i kthyer ato nëse jo në fitimprurëse, të paktën jo me humbje”, ka theksuar ai.

Gjithashtu, edhe për të mos pasur nevojë të subvencionohen.

Edhe Telekomi i Kosovës, sipas Llukës operon pa bord drejtues tash e një vit, i cili shtoi se janë në proces të emërimit për ta ristrukturuar këtë ndërmarrje. Sepse, sipas tij, Telekomi si një ndërmarrje më fitimprurëse, tash është duke i humbur rreth 6 milionë euro në vit.

“Unë besoj se ristrukturimet e para në Telekom do të shihen diku në muajin shkurt dhe mars, ku do të ndodhin ristrukturimet më të prekshme, të cilat do ta kthejnë ndërmarrjen me disa veprime në një ndërmarrje fitimprurëse, nga ajo që është duke i humbur rreth 6 milionë euro për momentin… Për ta privatizuar Valën janë dy kërkesa që duhet plotësohen, e para është të përfundon arbitrazhi, dhe së dyti që ta kthejmë ndërmarrjen në një kompani fitimprurëse. Sepse, nëse afron me humbje edhe vlera e privatizimit është jashtëzakonisht e dobët”, ka thënë ministri Lluka.

Ai ka shtuar se Vala ka potencial shumë më të madh, mirëpo kërkohet një vendimmarrje pak më e fortë për të bërë më stabile dhe që mund të drejtohet në rrugën e duhur Telekomi.

Ndër, prioritet për këtë Ministri do të jetë përmirësimi i sektorit energjetik, për krijimin e kapaciteteve të reja, siç është Kosova e Re si dhe rregullimi i distribuimit të rrjetit dhe kualitetit të këtij lloj shërbimi.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pamje të aksidentit në Pejë ku u lënduan 31 persona

Pamje të aksidentit në Pejë ku u lënduan 31 persona

Ushtria javën e ardhshme në Qeveri- Me ligj apo ndryshime kushtetuese do të formohet FAK’u?

Ushtria javën e ardhshme në Qeveri- Me ligj apo ndryshime kushtetuese do të formohet FAK’u?

Maqedoni: Ligji për informatorët, pak i njohur për qytetarët

Maqedoni: Ligji për informatorët, pak i njohur për qytetarët

Haradinaj: Brezi i UÇK-së, kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri

Haradinaj: Brezi i UÇK-së, kulmoi një rrugë të gjatë deri në liri

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës në hyrje të Prishtinës

Çka po ndodh në Gjakovë, pesë vetëvrasje gjatë këtij viti

Çka po ndodh në Gjakovë, pesë vetëvrasje gjatë këtij viti

Pentagoni njofton për rritjen e pranisë ushtarake në Atlantik

Pentagoni njofton për rritjen e pranisë ushtarake në Atlantik

BBC: Ekstremisti skocez ndihmoi serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve

BBC: Ekstremisti skocez ndihmoi serbët me pajisje ushtarake kundër shqiptarëve

Shala: Përfaqësuesit e UÇK’së në Ramboulliet na thanë se më nuk mund të luftojmë me Serbinë (Video)

Shala: Përfaqësuesit e UÇK’së në Ramboulliet na thanë se më nuk mund të luftojmë me Serbinë (Video)

Nervozohet Haradinaj për mungesë të ministrave në mbledhje të Qeverisë

Nervozohet Haradinaj për mungesë të ministrave në mbledhje të Qeverisë

30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë

30 inspektorë të MTI-së në veri marrin paga pa dal fare në punë

Riaktivizohet vullkani në Havaji

Riaktivizohet vullkani në Havaji

Jep dorëheqje sekretari ekzekutiv i AAK’së, Valon Tolaj

Jep dorëheqje sekretari ekzekutiv i AAK’së, Valon Tolaj

Veseli tregon se çka mund të jetë shkas që BE-ja mos të miratojë liberalizimin e vizave

Veseli tregon se çka mund të jetë shkas që BE-ja mos të miratojë liberalizimin e vizave

AL Petrol jep sqarime rreth licencës me SHELL

AL Petrol jep sqarime rreth licencës me SHELL

GDP gërshetohet me Partinë Socialdemokrate, kryetar Shpend Ahmeti ose Visar Ymeri (Video)

GDP gërshetohet me Partinë Socialdemokrate, kryetar Shpend Ahmeti ose Visar Ymeri (Video)