Telekomi i Kosovës ka humbur 107 milionë euro nga kontrata me Z-Mobile

24.08.2019 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Telekomi i Kosovës ka humbur 107 milionë euro nga kontrata me Z-Mobile

Për dhjetë vjet, Telekomi e Z-mobile kanë qenë në partneritet.

E duket se nga ky partneritet, sipas një raporti të Departamentit Teknik të Telekomit, ky institucion vetëm sa ka pasur humbje.

Ky departament ka llogaritur se kostoja e Telekomit për trafikun e gjeneruar nga numrat Z-mobile, gjatë periudhës 2010 – 2019, arrin në mbi 84 milionë euro

Raporti që e ka siguruar Kohavisioni, ka të paraqitura edhe të hyrat, shpenzimet dhe fitimin e Telekomit, të realizuar nga kontrata me Z-mobile, raporton KTV.

Gjatë kësaj kohe, Telekomi, nga 27%-shi ka realizuar të hyra rreth 36 milionë euro.

E kjo shumë, sipas raportit, është shkrirë për shkak të shpenzimeve për trafikun ndërkombëtar dhe 73% të transferuara te Z-Mobile, për shpenzimet e Country Code për numrat e Z-mobile e shpenzime të tjera.

Duke e lënë kështu Telekomin me vetëm 8 milionë euro fitim.

Ekspertët e Departamentit Teknik të Telekomit, më tutje, kanë treguar edhe për fitimet e humbura gjatë kësaj periudhe dhe për vendimin e Arbitrazhit, duke nxjerrë këtë përfundim:

“Si pasojë e kësaj kontrate dalin këto gjetje empirike si dhe të përllogaritura: 107 milionë euro humbje të deklaruara zyrtare për Telekomin dhe rreth 140 milionë euro është vlera e të hyrave të humbura nga kjo kontratë”, thuhet në përfundimin e Departamentit Teknik të Telekomit.

Departamenti ka kalkuluar edhe fitimin e Z-mobile nga kjo kontratë.

“Nëse bëhet një analizë që nga fillimi i operimit, shihet se Z-mobile ka realizuar 67,885,483 euro të hyra dhe ka realizuar fitim bruto prej 42,001,822 euro nga kjo kontratë. Ndonëse kësaj shume i shtohet edhe shuma e fituar nga vendimi i Arbitrazhit prej 31,178,920 euro, atëherë shihet se Z-mobile ka realizuar fitim bruto në total 73,180,742 euro”, thuhet në raport.

Nga kjo del se nuk ka përputhje mes shifrave të prezantuara nga pronari i Z-Mobile, Blerim Devolli, para Komisionit Hetimor Parlamentar.

Kohavisioni ka siguruar edhe raportin e njërit prej ekspertëve që e ka ndihmuar Komisionin Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala.

Në raportin e tij ai ka konstatuar se Blerim Devolli e ka fshehur të vërtetën për fitimet reale të Dardafon.net, për çka mund të ndiqet penalisht.

KTV-ja posedon edhe një dokument me titull “Raport i aspektit komercial të draft-marrëveshjes MVNO PTK-Dardafon” të datës 20.10.2018, hartuar nga një grup punues që ka shqyrtuar ofertën që Dardafoni ia ka bërë Telekomit.

Ky grup punues, paraprakisht kishte raportuar se nuk duhej të lidhej kontrata.

“Grupi, në mënyrë unike, konstaton se oferta finale e Dardafon L.L.C, e datës 08.10.2008 me përqindje të ndarjes së të hyrave 22% (PTK) – 78% (Dardafon) nuk ka arsyeshmëri strategjike e aq më pak komerciale për PTK –në”, thuhet në raportin e grupit punues.

Telekomi i Kosovës, më 30 qershor 2019, e ka ndërprerë kontratën me Z-mobile/Dardafon.net. Tashmë kjo ndërmarrje është në proces të privatizimit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

AP: Rusia e Serbia zotohen të forcojnë lidhjet, megjithë përpjekjen e Beogradit për t’iu bashkuar BE-së

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Guvernatori i BQK-së thotë se tarifa 100% ndaj mallrave serbe rriti çmimet

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Rruga drejt BE’së: Pengesat që ka Kosova

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

Ndarja e milionave shtesë për Bechtel-ENKA, kërkohen hetime

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Gani Krasniqi ftohet nga Gjykata Speciale

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Dorëheqja si Zaev? Ministri Cakaj: Kryeministri dhe unë s’kemi premtuar që do hapen negociatat

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Bie Qeveria, Zaev: Shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Paralajmërimi i Rusisë pas fitores së Kurtit: Në pushtet po vijnë ultranacionalistët

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Petroviq: 28 personave që kanë ‘votuar’ u kemi fotografuar varrezat si dëshmi që kanë vdekur, na kanë thënë ‘për ne janë gjallë’

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

BE refuzon Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore (VIDEO)

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Nëna e Astrit Deharit: 3 javë para se ta vrisnin, djali ma ka thënë këtë mesazh

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Edi Rama e fajëson BE-në për moshapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Diplomati amerikan: Mund të ketë konferencë për marrëveshjen Kosovë -Serbi

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik

Arrestohet personi i cili shtiu me armë zjarri ne Junik