Telekomi do të zgjerojë rrjetin në komunën e Podujevës

E publikuar: 16/12/2020 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Bislim Fetahun – drejtor teknik i Telekomit të Kosovës.

Në takimin e sotëm të kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, me drejtorin teknik të Telekomit të Kosovës, Bislim Fetahu, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e shërbimeve të kësaj kompanie për qytetarët e Komunës së Podujevës.

Gjatë takimit u bisedua për investimet që planifikohen të realizohen nga Telekomi i Kosovës për zgjerim të rrjetit.

Në këtë drejtim drejtori teknik i Telekomit tha se në disa lokacione brenda territorit të komunës do të vendosen antena të reja me kapacitet më të lartë të shpërndarjes së valëve të telefonisë dhe internetit.

Në takim ishin të pranishëm edhe Fevzi Jetullahu – Drejtor i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Abdullah Havolli–inxhiner në Telekom.