Telefonica premton finalizimin e integrimit të rrjeteve O2 dhe E-Plus brenda fundit të vitit

E publikuar: 22/11/2018 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefonica Deutschland zbuloi ditën e sotme se integrimi i rrjeteve të O2 dhe E-Plus është drejt fazës finale në mbarë Gjermani një proces i cili do të përmbyllet përpara fundit të vitit.


Firma tha se konsumatorët e E-Plus do të përfitojnë nga rrjeti i përmirësuar i O2 ndërsa përmirësimet e ndjeshme do të vihen re në muajt në vijim ndërsa vazhdon integrimi i rrjeteve.

Në muajt e fundit Telefonica ka mbyllur integrimin në Leipzig, Cologne, Luebeck, Munich, Dortumund, Shtutgart, Duisburg, Oberhausen, Ludwigshafen, Wolfsburg, Munster, Hamm, Karlsruhe, Wesel, Minden, Hildesheim, Salzgitter, Delmenorst dhe Neumuenster.


Kompania gjithashtu premtoi rritjen e cilësisë me instalimin e stacioneve të reja radio LTE.

Rrjeti O2 u zgjerua me 5,000 stacione të reja LTE në nëntë muajt e parë të vitit ndërsa këto stacione janë pajisur me fibra optike për tu përgatitur për 5G-në.

Gjithashtu janë forcuar bashkëpunimet me Vodafone dhe Deutsche Telekom. /PCWorld Albanian