Telefonica kërkon bllokimin e blerjes së Liberty Global nga Vodafone

E publikuar: 23/10/2018 03:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bosi i Telefonica Deutschland bëri thirrje Bashkimit Evropian të bllokojë blerjen e planifikuar të Liberty Global nga Vodafone me justifikimin se mund të krijojë monopol në tregun e televizionit kabllor në Gjermani.


Gjigandi Britanik Vodafone ofroi 21.8 miliardë dollarë për blerjen e aseteve të Liberty Global në Evropë dhe qershia mbi tortë është filiali i këtij të fundit Unitymedia në Gjermani.

“Kjo blerje do të thotë fundi i konkurrencën në tregun e internetit dhe televizorit kabllor,” tha CEO i Telefonica Markus Haas.


Vodafone ka kërkuar nga autoritetet Evropiane miratimin të Premten. Autoritetet kanë kërkuar deri më 27 Nëntor afat për të dhënë një vendim.

Telefonica Deutschland është operatori i tretë më i madh për nga të ardhurat në Gjermani dhe më i madhi për numrin e abonentëve mobile.

Kompania kontrollohet nga Telefonica Spanjë dhe strategjia e saj është e përqendruar në sektorin mobil.

Lideri i tregut Deutsche Telekom gjithashtu ka kritikuar marrëveshjen por nuk ka kërkuar bllokimin e saj nga autoritetet.

Asetet e Liberty Global janë kryesisht shërbime fikse të internetit, telefonit dhe televizorit në 11 shtete Evropiane si: Britania, Gjermania, Republika Çeke, Hungaria, Irlanda, Holanda, Polonia, Rumania, Slovakia Belgjika dhe Zvicra.

Vodafone gjithashtu zotëron operatorin tjetër kabllor në Gjermani, Kabel Deutschland të cilin e bleu në 2013-ën për 7.7 miliardë euro. /CIO Albanian