Telefoni me ekran me palosje i Sharp hapet në formën e një guaske

E publikuar: 13/04/2019 05:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bukuria e telefonëve me ekrane të palosen është se nuk ka ende një konsensus cila është forma më e mirë për ti prodhuar.

Kemi parë modele dhe koncepte të ndryshme që nga fillimi i vitit dhe nuk i gjen dy njëlloj.

Më i fundit është koncepti i Sharp i cili është thjeshtë koncept. Edhe nëse vjen në treg, e edhe sikur të mbërrijë të paktën janë ata që do të kenë luksin ta blejnë.

Telefoni me ekran të paloset nga Sharp ka modelin e një guaske. Deri tani një model të ngjashëm më afër realitetit kanë treguar konceptet e Motorola RAZR dhe TCL.

I hapur telefoni është 6.18-inç dhe detyra kryesore e këtij dizajni është të minimizojë hapësirën që zë në xhep jo dhe të rrisë madhësinë e ekranit.

Pas këtyre koncepteve fshihet edhe nostalgjia e ditëve të para të telefonëve kur nuk ishin smartfonë dhe kishin kapakë.

Sharp mund të jetë një prej më të mirëve në prodhimin e ekraneve por nuk presim nga kompania një telefon që të bëjë revolucionin. /PCWorld Albanian