Telefoni i ri Nokia 7.1 Plus do të ketë ekran 6.18-inç dhe procesor Snapdragon 710

E publikuar: 17/10/2018 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefoni i shumëpritur Nokia 7.1 Plus u zvesh nga misteret që e rrethonin vetëm pak ditë përpara debutimit zyrtar.


Ditën e Hëne SlashLeaks publikoi disa foto të telefonit së bashku me specifikat e harduerit.

I parë nga të gjitha anët, telefoni vjen me një portë USB-C, portë kufjesh 3.5mm dhe ekran me “notch.”


Është i hollë, metalik me një ekran të madhe dhe kamër të pasme me markën ikonike Carl Zeiss.

Ngjitur me kamerën e pasme është vendosur skaneri i shenjave të gishtërinjve.

Sipas SlashLeaks, Nokia 7.1 Plus ka ekran 6.18-inç me rezolucion 2246×1080 piksel TFT LCD, procesor Snapdragon 710 2.2Ghz, 6GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Bateria ka kapacitet prej 3,500 mAh. Dy kamerat e pasme kanë sensorë 12-megapiksel parësor dhe 13-megapiksel dytësor. Kamera frontale është 20-megapiksel.

Dimesionet e 7.1 Plus janë 154.8×75.76×7.97mm dhe peshon 178 gram.

Telefoni vjen me Android Oreo 8.1 dhe po sipas raportit në fjalë del në shitje më 23 Tetor për 390 dollarë. /PCWorld Albanian