Telefoni i ri Nexus do të krijohet nga Huawei

E publikuar: 10/05/2015 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para disa muajsh dolën thashethemet se Huawei do të krijojë një telefon inteligjent Nexus këtë vit. Huawei nuk do të jetë e vetmja kompani që do të krijojë një pajisje Nexus, LG do të krijojë gjithashtu një telefon Nexus.

Një analist nga Kina ka konfirmuar se Huawei po krijon një telefon Nexus, madje ka zbuluar disa veçori të këtij telefoni. Sipas këtij analisti, telefoni do të ketë ekran me prekje 5.7 inç QHD me rezolucion 2,560×1,440 pikselë dhe do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 SoC i Qualcomm-it. Huawei Nexus pritet të prezantohet në gjysmën e dytë të këtij viti.