Telefoni i parë me xhamin Gorilla Glass 6 vjen nga Oppo

E publikuar: 07/08/2018 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e njohur e prodhimit të xhamave Gorilla Glass, Corning, njoftoi ditën e sotme se pajisja e parë me xhamin Gorilla Glass 6 do të jetë një flagship i Oppo.

Telefoni i ardhshëm i Oppo, emri i të cilit nuk u bë i ditur, besohet të jetë Oppo F9.

Sipas Corning ky telefon do të debutojë në javët e ardhshëm, që do të thotë se nuk na duhet të presim gjatë për të mësuar se për kë bëhet fjalë.

Gorilla Glass 6 është xhami më rezistent që kompania ka prodhuar deri sot. Ajo mund ti mbijetojë deri në 15 përplasje nga lartësia 1 metër në terrene të ashpra.

Sipas Corning konsumatorëve mesatarisht u biejnë telefonëve në tokë 7 herë në vitë.

Në teori xhami i ri Gorilla duhet tu mbijetojë dy përplasje. Oppo F9 vjen për të pasuar Oppo F7. /PCWorld Albanian