Telefoni i lojërave nga Xiaomi ka një kontrollues me Bluetooth dhe 10GB RAM

E publikuar: 24/10/2018 08:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Razer dhe Asus janë dy prej kompanive të cilat më së shumti kanë investuar në drejtim të smartfonëve të lojërave por Xiaomi nuk ka ndër mend ta humbasë këtë shans.


Telefoni i ri nuk vjen në emrin e drejtpërdrejtë të kompanisë por të një startupi quajtur Black Shark.

Ai quhet Helo dhe sjell me vete fuqi jo vetëm harduerike por edhe vizuale.


Helo fuqizohet nga procesori Snapdragon 845 dhe një bateri 4,000 mAh me Quick Charge 3.0.

Kamera e pasme përbëhet nga dy sensorë: 12 megapikse dhe 20 megapiksel. Ajo frontale ka një sensor të vetëm prej 20 megapiksel.

Veçanti e telefonit është një Modalitet “Shark” i cili aktivizohet me një buton në të majtë. Ky modalitet përmirëson sistemin për lojëra.

Memoria RAM prej 6 deri në 10GB RAM duhet të sigurojë një performancë të shkëlqyer. Ajo e brendshme sillet mes 64GB deri në 256GB.

Ekrani prej 6.01-inç ka rezolucion 2,160 x 1,080 piksel LCD. Ashtu si Razer Phone 2 dhe ASUS ROG Phone, Helo ka një logo prapra me dritë.

Mbi të gjitha më interesant është telekomanda Bluetooth e pajisur me një Joystick dhe katër butonë drejtimi.

Për momentin Black Shark Helo do të shitet vetëm në Kinë për 460 dollarë për modelin 6GB RAM dhe 128GB memorie dhe 605 dollarë për modelin me 10GB RAM dhe 256GB memorie. /PCWorld Albanian