Telefoni blockchain i HTC ekziston

E publikuar: 12/07/2018 03:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HTC nuk është dorëzuar ende. Edhe pse është shumë afër shuarjes pasi reduktoi fuqinë punëtore nga 19,000 në 5,000 që nga 2013-ta kompania ka ende diçka për të thënë.

Ndërsa pretendimi i kompanisë si një lider në inovacionin e telefonëve inteligjente lë shumë hapësira për debat, prodhues Tajvanez nuk ka hequr dorë asnjëherë nga përpjekja për ta demonstruar këtë.

Exodus është një shembull konkret. I prezantuar në fillim të vitit, ai është telefoni i parë madhor me teknologjinë blockchain.

Edhe pse i rrethuar në mister, shefët ekzekutivë paralajmëruan debutimin e tij në tre mujorin e tretë të vitit.

Përpara debutimit kompania do të bashkëpunojë me CryptoKitties. Loja do të jetë e disponueshme edhe në disa modele të U12+.

HTC ka premtuar më shumë informacione në muaj në vijim. /PCWorld Albanian