Telefoni 99 eurosh i Nokia ka ekran masiv

E publikuar: 07/06/2019 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HMD Global prezantoi ditën e sotme një smartfon të ri Nokia pasi lançoi një flagship me pesë kamera dhe disa modele të rangut të ulët pak muaj më parë në Kongresin Mobil Botëror.

Nokia 2.2 është pjesë e familjes së pajisjeve Android One dhe vjen me Android Pie të instaluar. Kur Android Q të debutojë, telefoni do të jetë ndër të parët që do ta marrë.

Nokia 2.2 gjithashtu vjen me një buton Google Assistant të dedikuar që përdoruesit mund ta shtypin për të thirrur zërin e inteligjencës artificiale. HMD Global ka lançuar telefonë me këtë buton edhe në të kaluarën dhe nisur nga trendi i fundit pritet ta shohim në më shumë pajisje.

Nokia 2.2 fuqizohet nga një procesor me katër bërthama MediaTek A22 dhe ka ekran 5.71-inç HD+ edge-to-edge. Gjithashtu vjen me teknologjinë e kyçjes përmes fytyrës, Google Lens dhe një kamër IA e cila mund të kapë foto të detajuara edhe në dritë të paktë.

Telefoni kushton vetëm 99 euro dhe do të shitet në tregjet Evropiane dhe Indiane. /PCWorld Albanian