Telefoni 1600 dollarësh prej titaniumi del në shitje

E publikuar: 09/04/2019 15:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më në fund RED ka vendosur të nxjerrë në shitje versionin prej titaniumi të telefonit Hydrogen One.

Kompania kishte premtuar një variant në 2017-ën kur lançoi telefonin dhe tashmë ka filluar të marrë porositë e versionit prej titaniumi prej 1,595 dollarësh.

Kur u shty debutimi i telefonit në Shtator RED u dërgoi përdoruesve një version prej alumini dhe tashmë u dërgon një version prej titaniumi falas.

Ky i fundit dyfishon kapacitetin e memories në 256GB megjithatë 1,600 dollarë janë shumë për një telefon me harduer të 2017-ës që ka procesor Snapdragon 835.

Gjithashtu mungojnë detajet nëse do të ketë një pasardhës ky telefon apo për sistemin modular.

Modeli prej alumini ka kushtuar 1,295 dollarë për të njëjtën specifika. /PCWorld Albanian