Telefonët e Huawei janë arsyeja pse njerëzit po blejnë telefonë të rinj

E publikuar: 30/03/2019 00:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Akuzat, kritikat dhe presioni Amerikan në drejtim të Huawei nuk e ka penguar aspak biznesin e gjigandit Kinez.

Përkundrazi ditën e sotme publikoi shitje të forta të smartfonëve dhe rritje me 19.5% të të ardhurave vjetore në 2018-ën.

Për herë të parë kompania theu rekordin e 100 miliardë dollarëve të ardhura. Fitimi u rrit me 25% në afro 9 miliardë dollarë.

Ndërsa kërkesa e dobët për smartfonë në Kinë ka dëmtuar fitimet e Apple dhe Samsung, Huawei po shkëlqen falë serive P dhe Mate.

Në terësi biznesi i smartfonëve u rrit me 45% ku tregu Kinez udhëheq. Ky biznesi zuri 52 miliardë dollarë të ardhura, pothuajse gjysmën e të ardhurave totale prej 107 miliardë dollarë.

Por jo i gjithë raporti ishte pozitiv. Biznesi i pajisjeve të telekomunikacionit për herë të parë ra me 1.3% për shkak të presionit Amerikan për të ndaluar aleatët nga blerja e teknologjisë 5G të kompanisë.

Australia ka marrë masa për këtë dhe Britani mundet ti bashkohet. Në SHBA Huawei përballet me akuza kriminale që nga vjedhjet e teknologjisë së kompanive Amerikane deri tek shkelja e sanksioneve ndaj Iranit.

Huawei mohon secilën prej tyre. Sot bosi i Huawei Guo Ping tha se suksesin i kompanisë e nxjerrë qeverinë Amerikane me një sjellje prej humbësi. /PCWorld Albanian