Telashet e Enver Sekiraqës me Trumf Rizën nisën që nga rasti i “Swiss Casinos”

E publikuar: 07/03/2016 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Enver Sekiraqa është duke e dhënë dëshmi në mbrojtjen e tij në rastin kriminal ku ai akuzohet për nxitje te vrasjes se policit Triumf Riza.

A i është duke folur për njohjen e tij me ish policin. Sekiraqa tha se para rastit te Swiss Casino, asnjëherë nuk ka pasur telashe me Triumf Rizën. Po ashtu Sekiraqa ka thënë para trupit gjykues se as nuk është provokuar nga Triumf Riza. Ai ka shtuar se kurrë nuk ka pas bandë kriminale e as kurrë nuk e ka përcjellë Triumf Rizën nga ai apo familjaret e tij.

Sekiraqa ka folur edhe për rastin e mos transmetimit ne RTK të një interviste te tij. Ai ka thënë se ka informacione se njerëz te fuqishëm te parlamentit kanë ndikuar direkt ne mostransmetimin e kësaj interviste. Sipas Sekiraqes kjo ka ndodhur pasi në intervistë ai ka prekur thelbin e krimit te organizuar ne Kosovë.

Sekiraqa aludon se anëtarët e Parlamentit te cilët kanë ndikuar në mos transmetim para pak kohesh janë dënuar me aktgjykim te plotfuqishëm të gjykatës për krime lufte, thotë se nuk janë dënuar për krimet e mëdha qe i kanë bërë por për disa më të vogla. /Express/