Teksa të gjithë përshëndetshin me njëri-tjetrin, Xhaka nuk e kapërdinte humbjen ndaj Bournemouthit (Video)

E publikuar: 15/01/2018 02:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali humbi nga Bournemouthi me rezultat 2-1 në Ligën Premier dhe kjo befasoi të gjithë, posaçërisht tifozët e klubit Londinez.

Në mesin e tyre ishte edhe Granit Xhaka, i cili vazhdimisht jep maksimumin në fushë.

Shqiptari në fund të ndeshjes në momentin që gjyqtari sinjalizoi për përfundimin e ndeshjes qëndroi për rreth 20 sekonda në mesin e fushës i palëvizshëm dhe i dëshpëruar. Kjo teksa lojtarët tjerë përshëndetnin njëri-tjetrin dhe bëheshin gati për të shkuar në tunelin e stadiumit.

Dhe kjo gjë nuk iu iki tifozëve, të cilët gjithmonë e duartrokasin yllin e Përfaqësueses së Zvicrës për angazhimin.

Nga 23 lojtarët me të cilët Arsenali e filloi sezonin, Xhaka nga WhoScored renditet i dhjeti me notën më të lartë për paraqitje. /Telegrafi/