Teknologjia e re e Gmail hap uebsajtet brenda postës elektronike

E publikuar: 11/06/2019 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së shpejti përdoruesit do të mund të bëjnë shumë më tepër në Gmail pa qenë nevoja të largohen nga posta elektronike.

Google do të bëjë të disponueshme e-mail-et dinamike me teknologjinë AMP për të gjithë përdoruesit e Gmail nga data 2 Korrik pas lançimit në fazën beta për konsumatorët G Suite.

Me shumë gjasa duhet të jeni hasur me termin AMP, ose “ faqet mobile të akseleruara” të cilat nëse hapni një link në telefon faqet hapen shumë më shpejtë me protokollin e ri të Google.

Me AMP në Gmail, përdoruesit do të mund të kryejnë detyra bazuar në ueb direkt nga posta e tyre elektronike si plotësimi i formularëve, rezervimet, përgjigja ndaj një editimi në Google Docs apo shfletimi i imazheve në karusel.

Funksioni do të jetë i disponueshëm vetëm për Gmail në ueb ndërsa për mobile nuk është përcaktuar ende një datë.

Në fillim të vitit Google bashkëpunoi me disa partnerë për dërgimin e e-mail-eve dinamike përfshirë Booking.com, Despegar, Doodle, Ecwid, Freshworks, Nexxt, OYO Rooms, Pinterest dh redBus.

Ndërsa lista me shumë gjasa do të rritet, mos prisni që e-mail-et dinamike të pushtojnë poston tuaj elektronike menjëherë. Përpara se të sigurojë teknologjinë, Google kryen disa kontrollet privatësie dhe sigurie për çdo partner.

E-mail-et dinamike do të jenë të mirëpritura nga njerëzit e fiksuar pas produktivitetit të cilët urrejnë të hapin me dhjetëra tabe. /PCWorld Albanian