Teknologjia e informacionit, Shqipëria e fundit në Europë

E publikuar: 12/02/2016 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria renditet e fundit në Europë në indeksin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit (IDI) për vitin 2015 dhe e 94-a në botë, sipas një renditjeje të publikuar së fundmi nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) në raportin “Matja e Shoqërisë së Informacionit”.

Nga tre nënindekset, Shqipëria renditet më mirë në atë të aftësive, ku është në vendin e 61 dhe më keq në atë të aksesit, ku është e 105-a në botë, ndërsa është e 81 në indeksin e përdorimit raporton Monitor.

Indikatori i zhvillimit të teknologjisë së informacionit (IDI) është një tregues i përbërë me tre nëngrupime/nënindikatorë që përfshijnë 11 indikatorë individualë, penetrimin e telefonisë fikse, celulare, bandwidth ndërkombëtar (konektiviteti) për përdorues interneti. Shqipëria këtu renditet në vendin e 105 në botë.

Nënindeksi i përdorimit përfshin përqindjet % e familjeve me PC, përqindjet e familjeve me Internet, përdoruesit e Internetit, penetrimin e pajtimtarëve broadband fiks si dhe penetrimin e pajtimtarëve broadband wireless. Shqipëria është e 81.