Teknologjia do lërë gjysmën e botës miope deri në 2050. Simptomat dhe shenjat

24.02.2016 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Teknologjia do lërë gjysmën e botës miope deri në 2050. Simptomat dhe shenjat

Dritëshkurtësia ose miopia është defekti më i zakonshëm refraktiv i syrit dhe është bërë dominues në vitet e fundit.

Megjithëse shkaku i saktë për këtë rritje të miopisë midis amerikanëve është i panjohur, shumë okulist-ë e ndjejnë që kjo ka të bëjë me lodhjen e syrit nga përdorimi i kompjuterit dhe detyra të tjera që kërkojnë shikim nga afër, të shoqëruara nga predispozicioni gjenetik për miopi.

Miopia do të bëhet shkaku kryesor i humbjes së shikimit deri në vitin 2050, me një rritje shtatëfish të miopisë patologjike, duke e bërë atë edhe arsyen më të rëndësishme që do të shkaktojë verbëri të përhershme.

Deklarata është bërë nga Brien Holden, studiues në institutin “Brien Holden Vision”, në Sidnej të Australisë.

Ai shpjegon se ky problem te njerëzit do të vijë për shkak të ndryshimeve të stilit të jetesës dhe shikimit të ekraneve të kompjuterit gjatë gjithë kohës. Ky është një tetëfishim i rritjes së numrit të syzeve te miopët në vetëm disa dekada.

Studimi analizoi 145 kërkime që kanë pasur 2.1 milionë pjesëmarrës, të cilat datojnë nga viti 1995 e deri më tani. Kjo analizë e të dhënave i lejoi ata të vlerësojnë ndryshimet e së ardhmes. Rezultatet treguan se 1.4 miliardë njerëz (23 për qind e popullatës së botës) vuante nga miopia në vitin 2000, që pritet të rritet në 4.8 miliardë njerëz në vitin 2050.

Simptomat dhe shenjat e miopisë

Në qoftë se jeni dritëshkurtër, zakonisht do të keni vështirësi në leximin e shenjave të rrugëve dhe në shikimin qartë të objekteve të largët, por do të jeni në gjendje që të shihni mirë për detyrat e afërta siç është leximi dhe përdorimi i kompjuterit.

Shenja dhe simptoma të tjera të miopisë, përfshijnë të picërruarit e syve, tensioni në sy dhe dhimbjet e kokës. Ndjenja e lodhjes në kohën që ngisni makinën ose ushtroni sportet mund të jetë gjithashtu një simptomë e një dritëshkurtësie të pakorrigjuar.

Në qoftë se përjetoni këto shenja dhe simptoma në kohën që ju mbani syzet ose lentet e kontaktit, programoni një ekzaminim të tërësishëm të syve tek optometri ose oftalmolog-u juaj për të parë nëse ju nevojitet një mjekim më i fortë.

Sytë dritëshkurtër janë më të gjatë se zakonisht, kështu që kur hyn rrezja e dritës, ato vijnë në fokus para se të arrijnë në destinacionin e tyre, që është retina në paretin e mbrapëm të syrit.

Çfarë e shkakton miopinë?

Miopia shfaqet kur kokërdhoku i syrit është shumë i gjatë, në raport me fuqinë fokusuese të korneas. Kjo shkakton që rrezet e dritës të fokusohen në një pikë përpara retinës dhe jo drejtpërdrejt në sipërfaqen e saj.

Dritëshkurtësia mund të korrektohet me anë të syzeve, lenteve të kontaktit ose ndërhyrjes refraktive kirurgjik-ale. Varësisht nga shkalla e miopisë suaj, ju mund të keni nevojë të mbani syze ose lente kontakti gjatë gjithë kohës ose vetëm kur ju nevojitet një shikim shumë i qartë në distancë, si p.sh. kur drejtoni makinën, shihni në dërrasën e zezë ose shihni një film.

Në qoftë se jeni dritëshkurtër, numri i parë (“sfera”) në rekomandimin për syzet tuaja ose për lentet e kontaktit do të paraprihet nga një shenjë minus (-). Sa më i madh që të jetë numri, aq më shumë dritëshkurtër jeni ju.

Kirurgji-a refraktive mund të reduktojë apo madje edhe të eliminojë nevojën që ju keni për syze apo lente kontakti. Procedurat më të zakonshme realizohen me anë të një lazeri ultravjollcë.

Në PRK lazeri largon një shtresë të indit të korneas gjë që e sheshon kornean dhe i lejon rrezet e dritës që të fokusohen më me saktësi mbi retinë.

Në LASIK, procedura më e zakonshme refraktive, krijohet një llapë e hollë mbi sipërfaqen e korneas, lazeri largon pak inde të korneas dhe pastaj llapa kthehet në pozicionin e saj fillestar.

Pastaj është orthokeratologjia, një procedurë jo kirurgjikale në të cilën juve mbani lente kontakti të ngurta e të përshkueshme nga gazi gjatë natës, të cilat e riformojnë kornean tuaj në kohën që ju flini. Kur ju i hiqni lentet në mëngjes, kornea juaj përkohësisht ruan formën e re, kështu që ju mund të shihni qartë gjatë ditës pa syze apo lente kontakti.

Orthokeratologjia dhe procedura e lidhur me lente kontakti GP e quajtur terapi refraktive e korneas janë provuar që janë të efektshme për korrigjimin e përkohshëm të sasive të pakta dhe mesatare të miopisë. Të dy procedurat janë alternativa të mira kundrejt kirurgjisë për individët që janë tepër të rinj në moshë për LASIK ose nuk janë kandidatë të mirë për kirurgjinë refraktive për arsye të tjera.

Lentet e transplantueshme (transplantim) janë një alternativë tjetër kirurgjikale për korrektimin e dritëshkurtësisë, veçanërisht për individët me sasi të madhe të miopisë ose korne më të holla se normale që mund të shtojnë riskun e komplikimeve nga LASIK ose procedurat e tjera të korrektimit të shikimit me anë të lazerit.

Këto lente funksionojnë si lentet e kontaktit përveçse janë të vendosura me anë të ndërhyrjes kirurgjikale brenda syrit dhe zakonisht janë të përhershme, gjë që do të thotë se nuk kanë nevojë për mirëmbajtje. Në dallim nga ato që përdoren në kirurgjinë për katarakt-in, ato nuk i zëvendësojnë lentet natyrale të syrit, të cilat mbeten atje ku janë.

Kontrolli i miopisë

Meqë gjithnjë e më shumë njerëz që bëhen miopë këto ditë, ka një interes të madh për gjetjen e rrugëve për të kontrolluar përparimin e miopisë në fëmijëri.

Janë provuar një numër teknikash, duke përfshirë përshtatjen e fëmijëve me lentet bifokale, ato progresive dhe lentet e kontaktit të përshkueshme nga gazi dhe rezultatet kanë qenë të ndryshme.

Kohët e fundit studiuesit në Zelandën e Re kanë raportuar rezultate inkurajuese nga lente kontakti të buta me “fokus të dyfishtë” të projektuara posaçërisht për kontrollin e miopisë tek fëmijët dritëshkurtër. Lentet eksperiment-ale kanë në masë të konsiderueshme më pak fuqi në periferinë e lentes, krahasuar me qendrën dhe mendohet se ky “mos fokusim periferik” mund të reduktojë prirjen për zgjatje më të madhe të syrit, që çon në miopinë progresive.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetar / praktikant
artikull i sponzorizuar


Zbulohet sekreti i një lidhjeje më të fortë

Zbulohet sekreti i një lidhjeje më të fortë

Piruni nuk është jashtë…

Piruni nuk është jashtë…

“Larg vajzës, vetëm 6 minuta” (Foto)

“Larg vajzës, vetëm 6 minuta” (Foto)

Ferrari “pushton” Montekarlon

Ferrari “pushton” Montekarlon

Shokon Mulla Behari: Ja kush i financon hoxhallarët në Kosovë (Video)

Shokon Mulla Behari: Ja kush i financon hoxhallarët në Kosovë (Video)

Lamtumira e një kapiteni, Roma nderon Francesco Tottin

Lamtumira e një kapiteni, Roma nderon Francesco Tottin

Aderime masive në Aleancën e Ferizajit, mbi 100 anëtarë të rinjë

Aderime masive në Aleancën e Ferizajit, mbi 100 anëtarë të rinjë

Vetitë shëruese të portokallit

Vetitë shëruese të portokallit

MOS VOTO 2017 me Shukin (Video)

MOS VOTO 2017 me Shukin (Video)

Ky është “babai” i serialit “O sa mirë” (Foto)

Ky është “babai” i serialit “O sa mirë” (Foto)

“Nuk ha bukë që të blej rroba”, habit këngëtarja e njohur shqiptare

“Nuk ha bukë që të blej rroba”, habit këngëtarja e njohur shqiptare

Barcelona fiton Kupën e Mbretit

Barcelona fiton Kupën e Mbretit

Pamje të rënda/ Humbi ndeshjen në Boks, por duhet të duronte edhe nënën (Video)

Pamje të rënda/ Humbi ndeshjen në Boks, por duhet të duronte edhe nënën (Video)

Fëmijët e çifteve të ndara në rrezik nga problemet shëndetësore

Fëmijët e çifteve të ndara në rrezik nga problemet shëndetësore

Dortmund triumfon në Kupën e Gjermanisë

Dortmund triumfon në Kupën e Gjermanisë

Linda Morina uron Ramzanin(Video)

Linda Morina uron Ramzanin(Video)