Tek iPhone 7 do të gjejmë teknologjinë “Force Touch”

E publikuar: 14/03/2015 11:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

iPhone 6 u lançua vetëm pak muaj më parë por imagjinata jonë shkon tashmë tek modeli i ardhshëm i iPhone.Thashethemet e reja parashikojnë se i supozuari iPhone 7 do të përdorë teknologjinë Force Touch të Apple në gjendje të dallojë në mes një prekje të lehtë dhe një më të rëndë mbi ekran.

Një mënyrë krejtësisht e re për të bashkëvepruar me pajisjen që me siguri do të përmirësojë, jo pak, ergonominë dhe lehtësinë e përdorimit të pajisjes touchscreen.

Një risi shumë e veçantë ky sensor presioni Force Touch në iPhone e ardhshëm, të cilin ju mund ta gjeni, dhe ta provoni, tashmë në touchpad-in e ri të linjës MacBook Air dhe Pro 2015 dhe mbi Apple Watch.

Një teknologji e re që gjithashtu do të vijë në të ardhshmin iPhone 7 dhe me siguri do të jetë një karakteristikë e bukur. Për fat të keq ne nuk mund të shprehim ende një mendim për Force Touch e Apple me qënë se MacBook-u i ri ende nuk është vënë në dispozicion të konsumatorëve, por le të shpresojmë për mirë./Indeksonline/