Të verbrit dhe shurdhët tashmë mund të komunikojnë me njëri-tjetrin, ja doreza elektrike që i ndihmon

E publikuar: 15/03/2015 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dorezat elektrike do të jenë një aksesor, i cili do t’i vijë në ndihmë të verbërve. Në vende ku flitet gjuha gjermane, të verbrit përdorin një alfabet të prekshëm të quajtur Lorm, në mënyrë që të komunikojnë me njëri-tjetrin, i cili përfshin një varg mocionesh në dorë.   Kjo do të thotë se njerëzit, të cilët janë të shurdhër dhe të verbër shpesh janë të kufizuar në komunikim me të tjerët, të cilët e përdorin Lorm.   Studiuesit në Berlin janë duke zhvilluar një dorezë të mençur, me të cilën njerëzit e shurdhër dhe të verbër mund të transmetojnë Lorm-in në tekst në një kompjuter apo pajisje mobile.   Një person i verbër dhe i shurdhër mund t’i lëvizë gishtat me disa senzorë të vendosur në dorezë, ashtu si një dorë normale. Senzorët përkthejnë lëvizjet e dorës më pas në tekst. Komunikimi më pas bëhet, kur mesazhi dërgohet në celularin e marrësit.