Të ushqesh foshnjën me gji në publik (Foto)

E publikuar: 28/01/2016 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografja Ivette Ivens mendon se të ushqyerit me gji në vende publike duhet të shihet si diçka normale dhe nuk duhet të shihet si diçka e keqe.

Përmes fotografive të saj ajo ka dashur që t’ua bëjë me dije të gjithëve se ushqyerja me gji në publik është totalisht gjë normale.

Ajo është vetë një nënë e dy fëmijëve dhe ka ushqyer me gji djalin e saj deri në moshën tre vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Ajo thotë: “I kam ushqyer me gji kudo që kam dashur. Prej kishës e deri në festa, prej dyqaneve e deri tek butiqet e ndryshme. Besoj se nënat duhet t’i ushqejnë me gji foshnjat e tyre kudo që dëshirojnë”.

Disa prej fotografive të punës së saj mund t’i shihni më poshtë: