Të shtunën Uldedaj kërkon titullin e kampionit të botës, dueli i boksit vjen në kanalin SuperSport 6 të IPKO-s

E publikuar: 14/12/2018 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, do të kërkojë që të shpallet kampion bote në WBO junior në duelin që zhvillohet në Tiranë.

Përballja do të zhvillohet në “Olympic Park Arena” nga ora 21:00.

Kundërshtari i Jurgenit do të jetë argjentinasi Nicolas Leandro Arganaraz, i cili ka bilanc 7-0, dy fitore prej të cilave i realizoi me nokaut.

Uldedaj në shkurt kishte mundur me pikë Jakub Synek.

Përballja e fundit e tij daton në shtator në Magdeburg, ku ai u përball me Morgan Dessaux nga Franca.

Dueli transmetohet ekskluzivisht në kanalin SuperSport 6 të platformës IPKO me fillim nga ora 18:00.

Për informata të mëtutjeshme dhe për t’u abonuar në Ipko vizitoni faqen në FACEBOOK dhe në faqen zyrtare të IPKO.

/Telegrafi/