Të shtëna me armë zjarri në Podujevë

E publikuar: 22/07/2020 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në Podujevë, pasi që të njëjtit kishin shtënë me armë zjarri.

“Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpive të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta si dhe dy karikator pa fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.