Të shtëna me armë në Prishtinë, shihen forca të shumta të Policisë

E publikuar: 17/02/2021 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtëna me armë zjarri po dyshohet të ketë ndodhur në Rrugën B në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:05, ndërsa thotë se të shtënat kishin zgjatur për afër 5 minuta.
Ai thotë se janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe një ambulancë.

Lexuesi po ashtu ka dërguar disa video ku dëgjohet sirena e Policisë së Kosovës.

Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.