Të shtëna me armë në një aheng familjar në Prishtinë

E publikuar: 27/07/2020 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas pranimit të informatës për të shtëna armësh në rrugën Ali Kelmendi në Prishtinë, njësitë policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me të cilën i dyshuari kishte shtënë në një aheng familjar, bën të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi.

PK-ja ka njoftuar poashtu që në vendin e ngjarjes janë gjete dhe sekuestruar edhe 4 gëzhoja të fishekëve. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.