Të rregullosh shtratin në mëngjes, është e dëmshme për shëndetin

E publikuar: 27/02/2016 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vend që të rregulloni shtratin çdo mëngjes pasi zgjoheni, ajo që duhet të bëni është vetëm të çoheni nga krevati e të vazhdoni ditën tuaj … Po krevati ? Krevati duhet lënë pa rregulluar, pa u shtruar me mbulesa apo me batanije.

Shtresat me të cilat jeni mbuluar natën duhen lënë në fund të krevatit. Lajmi i parë mbi këtë çështje bëri bujë të madhe në vitin 2006, kur një studim pohoi që pluhurat e mikroorganizmave, dhe bakteret lulëzojnë në një krevat i cili është i rregulluar me kujdes dhe i mbuluar, shkruan living.

Tema erdhi sërisht në vëmendje të publikut nga hulumtuesit e Universitetit Kingston në Londër. Të gjitha këto mikroorganzima kanë nevojë për një mjedis të ngrohtë, me lagështi për të mbijetuar, dhe nëse sapo çohemi nga shtrati, veprimi i parë që bëjmë është ta mbulojmë atë, kemi bërë një gabim të madh.

Në të kundërt, duke lejuar shtratin të ajroset ne kemi krijuar një ambient me kushte aspak mikpritëse për këto mikroorganizma që janë përgjegjëse për alergjitë, problemet me frymëmarrjen dhe gjumin e parehatshëm.