Të rinjtë, aktivë në mediet sociale

E publikuar: 25/09/2016 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të rinjtë nga Kosova, si në shumë vende të ndryshme të botës, janë përdorues të internetit në masë të madhe. Interneti tashmë është bërë një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në botë.

Përpos rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Instagram, Snap-chat, të rinjtë thonë se përdorin edhe Wikipedia, Google, ku mund të marrin informacionet që iu nevojiten.

Për rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë e anketuar në Kosovë, thonë se në të shumtën e rasteve klikojnë Facebook-un për qëllime profesionale, komunikim, por edhe për të marrë informacione rreth shokëve të tyre.

Komunikimi në “chat”, sipas tyre, u ka mundësuar të krijojnë grupe, ku kryesisht marrin informacionet që u duhen, qoftë për fakultet, orare të provimeve e të ngjashme./rel/