Të rejat nga lëndimet te Arsenali

E publikuar: 27/05/2015 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar se Danny Welbeck nuk do luaj në finalen e FA Cup ndaj Aston Villas dhe as me kombëtaren angleze në qershor pasi ka probleme me gjurin.

”Danny Welbeck është ende jashtë. Ai nuk është gati as për ne, por as për kombëtaren angleze” ”Ky është lëndimi i vetëm që kemi pasi pjesa e tjetër e skuadrës është e gatshme. Arteta po ashtu është rikthyer në stërvitjet e plota” ”Debuchy dhe Chamberlain janë gati gjithashtu”, tha francezi./veqsport.com/