Te Reali të pakënaqur me barazimin, Vazquez: Merituam më shumë

E publikuar: 07/02/2019 02:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkundër golit hapës në Camp Nou, Lucas Vazquez i Real Madridit u nda i zhgënjyer me barazimin 1-1 ndaj Barcelonës.

Barcelona shënoi në pjesën e dytë, për ta lënë të hapur ndeshjen kthyese.

“Ishim më të mirë. Ne patëm më shumë raste”.

“Barazimi nuk është rezultat i drejtë.”

Lucas nuk ishte krejtësisht i pakënaqur me rezultatin, pasi loja sipas tij ishte e mirë.

“Në shtëpi ne duhet ta bëjmë diçka pozitive, pas këtij barazim”.

Lionel Messi e Lucas Vazquez . (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

“Ne duhet t’ia dalim për të arritur në finale”.

“Kemi humbur terren në fund të ndeshjes të fundit, por ishte normale se ata ishin vendas”, ka thënë Vazquez.  /Telegrafi/