Te Reali ndërrojnë mendje, është Courtois objektivi i parë për portën

E publikuar: 12/06/2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë këtyre ditëve është folur shumë për interesimin e Realit të Madridit për portierin  e Manchester United David De Gea, por në orët e fundit ka dalë në skenë një tjetër emër. Bëhet fjalë për gardianin e Chelsea-it Thibaut Courtois madje sipas mediave angleze është pikërisht 23-vjecari belg i  “bluve të Londrës” objektivi i parë i Los Blancos për portën. Reali i Madridit prej kohësh është vënë në kërkim të një portieri që mund ti dorëzojë pa patur frikë celësat e portës për 10 vitet në vazhdim.

Courtois dhe De Gea i plotësojnë të dy këto kritere pasi përvec se janë shumë të rinj në moshë kanë treguar gjatë 2 apo 3 sezoneve të fundit se zotërojnë një talent të madh. Manchester United kërkon 40 milionë Euro për kartonin e portierit të përfaqësues spanjolle, por më herët drejtuesit e Realit pritet të bisedojnë me kolegët e tyre te Chelsea, për shanset që kanë për të firmosur me Courtois,  nëse nuk arrinë dot te 23-vjecari belg atëherë Los Blancos do të hidhen në sulm për De Gean. Vlera e Courtois në merkato kap shifrën e 50 milionë Eurove, ndërsa 24-vjecari i United vlerësohet 10 milionë Euro më pak se numri 1 i përfaqësues belge.