Të qëndruarit ulur rrezikon shëndetin

E publikuar: 03/09/2015 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohët moderne dhe natyra e punës së ditëve të sotme, shumicës se njerëzve ua imponojnë qëndrimin ulur

Shumica e llojeve të punës që kryhen sot, janë shërbime që bëhen nga zyrat ku njerëzit rrinë ulur për një kohë të gjatë. Edhe kryerja e punëve personale e përfshin transportin me makinë, që nënkupton të qëndruarit ulur.

Ndonëse është pretenduar që ushtrimet ndihmojnë në mënjanimin e rrezikut që vije nga kjo lloj pozite, një studim i ri thotë se kjo sjelle rrit mundësitë që të prekeni nga ndonjë sëmundje edhe nëse bëni ushtrime fizike rregullisht.

Analizimi i rasteve të tilla, ka konstatuar se të qëndruarit ulur mund të qojë deri në vdekje për shkak rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe të kancerit dhe gjithashtu shkakton diabetin e tipit 2.

Sipas Organizatës Botërore të shëndetësisë, të qenit jo aktiv fizikisht, është identifikuar si faktori i katërt me radhë që e rrit rrezikun e vdekjes, raporton CNN.

Studiuesit rekomandojnë që gjatë kohës kur jeni në punë (sigurisht nëse keni një punë që ju kërkon të rrini ulur), duhet të ecni për 3 minuta çdo gjysmë orë, transmeton gazeta Mapo.