Te PSG përleshen Neymar dhe Cavani, tani rivalët historik Olympique Marseille tallen me kryeqytetasit (Foto)

E publikuar: 21/09/2017 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E gjithë bota e sportit po flet për përleshjen që ndodhi mes dy lojtarëve të Paris Saint Germain, Neymar JR dhe Edinson Cavani.

Dyshja e gjigantit francez u përleshën në fushë për shkak të një penalltie, ndërsa në fund e ekzekutoi uruguaiani i cili e humbi.

E gjitha kjo ndodhi në ndeshjen derbi mes PSG dhe Lyon, e fituar nga kryeqytetasit 2-0.

Por rivali më i madh i Parisit në Francë, Olympique Marseille ka vendosur të tallet me PSG-në.

Marseille ka publikuar një foto në rrjetin social ‘Twitter’ të dy yjeve të tyre Florian Thauvin dhe Maxime Lopez duke u tallur me PSG-në.

“Përplasje te OM”

“Gjuaje ti penalltinë”
“Jo, gjuaje ti”
“Jo, ti”
“Jo… gjuaje ti”, ka shkruar gjiganti francez në ‘Twitter’.

Kjo ka bërë që foto të shpërndahet jashtëzakonisht shumë nëpër rrjete sociale duke përshëndetur gjestin kreativ të bardh e kaltërve. /Telegrafi/