Të premten derbi, Ekuban: I trembem Tiranës

E publikuar: 26/04/2017 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e premte në “Selman Stërmasi” do të luhet derbi i 149 mes Tiranës dhe Partizanit. Dy skuadrat vijnë me objektiva të skajshëm në këtë fundsezoni.

Të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Starova janë në krye të klasifikimit sëbashku me Kukësi, duke pretenduar titullin e këtij viti.

E gjithë skuadra e Partizanit është e plotë në këtë pragderbi, i vetmi i lënduar është Mazrekaj, i cili vazhdon të mos stërvitet për shkak të një dëmtimi, por gjithsesi pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen, edhe pse jo nga minuta e parë.

Pavarësisht se vijnë nga një fitore e thellë 5-1 me Teutën, tek skuadra e partizanit ka një fokusim maksimal për ndeshjen. Në një intervistë për Top Channel, sulmuesi kryesor i Partizanit Kaleb Ekuban, tregon se atmosferën.

“Fakti që Tirana lufton për mbijetesë më tremb akoma më shumë për këtë ndeshje. Në një situatë të tillë përpiqesh gjithmonë të japësh më shumë se maksimumi. Ata do të përpiqen të jenë sa më të përgatitur, por ne do të jemi akoma edhe më shumë rtë përgatitur për këtë ndeshje. Do të nxjerrim në fushë armët tona dhe ato të tyret, kush është më i miri fiton”, shprehet Kaleb Ekuban.

Ndërkohë për gjyqtarët, për të cilët drejtuesit e klubit të kuq kanë patur shumë ankesa, Ekuban shton: “Unë ndjek një metodë timen, që nëse ti përpiqesh të japsëh gjithmonë më të mirën, atëherë herët a vonë edhe arbitrat do të marrin vendimin e drejtë. Të gjithë e din që na kanë penalizuar disi arbitrat, por kështu është në futboll herë të penalizojnë herë jo, e rëndësishme është të mos na penalizojnë më kaq shumë në të ardhmen”.

Një situatë krejt e kundërta vihet re tek bardheblutë. Fakti që në këtë fundsezoni luftojnë për mbijetesë, e bën këtë pragndeshjes shumë të ftohtë lojtarët dhe stafi mbeten për momentin në heshtje për shtyp, ndërkohë që humbja e thellë dhe e dyshimtë 4-1 me Kukësin i ka larguar edhe më shumë tifozerinë ultras, e cila pavarësisht thirrjes së klubit, do të mungojë edhe në këtë ndeshje, duke e lënë derbin pa koreografi dhe pa entuziazmin që ishim mësuar vitet e fundit.