Të premten deputetët e Pejës takohen me qytetarët

E publikuar: 21/06/2018 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 22 qershor 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës.

Takimi mbahet në Teatrin profesional “Istref Begolli” dhe fillon në orën 14:00.

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Pejës do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Besa Gaxherri, Hajdar Beqa, Fatmire Kollçaku, Dukagjin Gorani, Muharrem Nitaj dhe Haxhi Shala.