Të premten, 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i shëruar

15.05.2020 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Të premten, 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i shëruar

Të premten, 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot janë regjistruar 10 raste të reja me koronavirus dhe vetëm një i shëruar.

“Sot më 15 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 236 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 10 raste”, thuhet në njoftim.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Vushtrri), komuna e Ferizajt 4 raste (sipas vendbanimeve: 3 raste Ferizaj dhe 1 rast Rahovicë) dhe nga 1 rast në vendbanimet: Prishtinë dhe Randobravë-Prizren.

“Sot më 15 maj 2020, është shëruar edhe 1 pacient, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 691 raste”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja njofton se nga data 08 shkurt deri më 15 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 11.178 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 955 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”. vazhdon njoftimi i IKSHPK-së.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 15 maj 2020, sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.588.873 raste të COVID-19 dhe 306.185 raste të vdekjes.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Të premten, 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i shëruar

Të premten, 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një i shëruar

“Shpendi u pat harruar që në Prishtinë është kryetar, pandemia e “shpëtoi me fytyrë”

“Shpendi u pat harruar që në Prishtinë është kryetar, pandemia e “shpëtoi me fytyrë”

Fillojnë punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës

Fillojnë punimet për ndërtimin e Bulevardit të qytetit të Kamenicës

Drejtori i RTVOra: Duan ta mbyllin televizionin se kemi qenë të ndershëm dhe të vërtetë

Drejtori i RTVOra: Duan ta mbyllin televizionin se kemi qenë të ndershëm dhe të vërtetë

Arrestohet një person i dyshuar për ‘fajde’

Arrestohet një person i dyshuar për ‘fajde’

Vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani, Vitia thotë se hetuesia po merret me rastin

Vdekja e 26 vjeçarit nga Gjilani, Vitia thotë se hetuesia po merret me rastin

Kurti: Faza e dytë fillon më 18 maj

Kurti: Faza e dytë fillon më 18 maj

Çfarë u thoshte prindërve Agon Musliu kur ishte në Gjermani

Çfarë u thoshte prindërve Agon Musliu kur ishte në Gjermani

Kur mund t’i tërheqin gjërat e tyre nga konvikti studentët?

Kur mund t’i tërheqin gjërat e tyre nga konvikti studentët?

Realizohet shkëmbim diskutimesh mbi procesin integrues të BE-së

Realizohet shkëmbim diskutimesh mbi procesin integrues të BE-së

Bislimi i PDK-së, dështimi me testimet është një nga 100 dështimet më të mëdhaja të Kurtit

Bislimi i PDK-së, dështimi me testimet është një nga 100 dështimet më të mëdhaja të Kurtit

Gjilani vazhdon me lirimin e hapësiave publike nga uzurpatorët

Gjilani vazhdon me lirimin e hapësiave publike nga uzurpatorët

Sylë Tahirsylaj tregon se sa janë të rrezikshme erërat e fundit

Sylë Tahirsylaj tregon se sa janë të rrezikshme erërat e fundit

Rriten çmimet e produkteve bujqësore

Rriten çmimet e produkteve bujqësore

Kurti: Konsumimi i prodhimeve vendore shumë i rëndësishëm në mbështetje të prodhuesve

Kurti: Konsumimi i prodhimeve vendore shumë i rëndësishëm në mbështetje të prodhuesve

Tërnava: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive

Tërnava: Të presim edhe pak ditë për hapjen e xhamive