Të porsamartuarit po qëndronin përballë altarit, papritmas paraqitet një grua e veshur me fustan të bardhë (Video)

E publikuar: 01/03/2019 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua e Afrikës së Jugut u shfaq në martesën e të dashurit të saj, e veshur si gruaja e tij e ardhshme dhe bëri një rrëmujë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa pamje që janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, tregohet zhurma dhe britmat e njerëzve, ndërsa një burrë përpiqet të qetësojë një grua që ka vendosur të prishë ditën më të rëndësishme në jetën e tyre.

Gjatë kësaj kohe, nusja dhe dhëndri qëndrojnë përballë altarit, duke shpresuar se situata e pakëndshme do të përfundojë shpejt.

Nuk dihet se çfarë ndodhi në fund dhe nëse çifti madje u martua, por sigurisht askush nuk dëshiron që kjo të ndodhë me të në dasmën e tij. /Telegrafi/