Të paktën 4 të vrarë nga një shpërthim në Kabul

E publikuar: 07/11/2017 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një sulm me bombë dhe armë zjarri në selinë e një stacioni televiziv privat afgan në Kabul la të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur.

Shteti Islamik pretendon se ishte ai që e kishte planifikuar sulmin ndaj televizionit Shamshad.

Dëshmitarët thanë se sulmi i së martës filloi në mëngjes me një shpërthim mesa duket vetvrasës, duke bërë të mundur që persona të tjerë të sulmonin objektin.

Tre shpërthime të tjera u dëgjuan edhe gjatë rrethimit të ndërtesës që zgjati disa orë, para se forcat afgane të sigurisë të vrisnin personat që sulmuan.

Televizioni pezulloi programin, pastaj e rifilloi me fjalët, “Sulmi ndaj TV Shamshad TV ka marrë fund”.

Një punonjës i stacionit i tha Zërit të Amerikës se së paku 20 të plagosur, kryesisht punonjës, u dërguan në spitalet e kryeqytetit afgan.