Të paktën 25 të vrarë nga një sulm në Mogadishu

E publikuar: 14/10/2017 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën 25 vetë humbën jetën dhe të paktën 50 u plagosën nga një shpërthim i një kamioni bombë pranë një kryqëzimi në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, thanë zyrtarët dhe dëshmitarët.

Shpërthimi mund të ketë qenë një sulm vetëvrasës, i tha një zyrtar i policisë Zërit të Amerikës. Dëshmiratët thanë se shpërthimi ndodhi gjatë një bllokimi trafiku.

Një gazetar i Zërit të Amerikës në vendngjarje numëroi të paktën 25 trupa të transportoheshin me ambulanca.

Gazetari tha se ndërtesat përreth zonës u shkatërruan nga shpërthimi dhe dhjetra makina vazhdojnë të digjen nëpër rrugë.