Të moshuarit në Japoni duan të shkojnë në burg

E publikuar: 21/03/2018 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pothuajse një në pesë gra në burgjet japoneze është e moshuar. Krimet e tyre janë zakonisht shkelje të lehta, nëntë nga dhjetë prej tyre janë dënuar për vjedhje dyqanesh.

Po pse kaq shumë të moshuara u janë drejtuar tani vjedhjeve të vogla?

Kujdesi për të moshuarit në Japoni dikur ishte detyrë e familjeve dhe komuniteteve, por kjo po ndryshon. Nga viti 1980 deri në 2015-ën, numri i të moshuarve që jetojnë vetëm u rrit mbi gjashtëfish, në rreth 6 milionë individë.

Një sondazh i kryer nga qeveria tregoi se gjysma e qytetarëve të vjetër që kapen duke vjedhur jetojnë vetëm. 40 për qind e tyre nuk kanë familje, apo flasin shumë rrallë me të afërmit. Këta njerëz shpesh thonë se nuk kanë askënd kujt t’i drejtohen kur kanë nevojë për ndihmë.

“Ata mund të kenë shtëpi, mund të kenë një familje. Por kjo nuk do të thotë se kanë një vend ku ndihen si në shtëpi. Ata ndihen sikur askush nuk i kupton. Ndihen sikur i shohin vetëm si dikush që bën punët e shtëpisë”, shprehet drejtoresha e një burgu për gratë në afërsi të Hiroshimas, shkruan Telegrafi.

Gratë e moshuara janë gjithashtu një shtresë shtesë, pasi gjysma e atyre që jetojnë vetëm, jetojnë gjithashtu në varfëri krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë. /Telegrafi/