Të mërkurën hapen të gjitha çerdhet publike e private në Ferizaj

E publikuar: 10/08/2020 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, pas bartjes së kompetencës nga niveli qendror në Komuna, për hapjen e çerdheve publike e private, përkitazi me situatën e pandemisë̈ COVID-19, mori vendim që nga dita e mërkurë̈ të hapen të gjitha çerdhet publike dhe private në Ferizaj.

Funksionimi i këtyre çerdheve do të behet sipas protokollit të veçantë̈ që do t’iu komunikohet institucioneve parashkollore nga Drejtoria e Arsimit, për mbrojtje nga virusi COVID-19.