Të mbrohet Kosova, të izolohen anti-shqiptarët

13.11.2020 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Të mbrohet Kosova, të izolohen anti-shqiptarët

Koço Kokëdhima

Deklarata e sotme e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se: “Shumë mendojnë se tani gjendemi në pozitë shumë më të mirë për sa i përket Kosovës, për shkak të situatës së brendshme atje, dhe se deri në dhjetor apo janar Serbia nuk pret aq shumë presion nga fuqitë e mëdha. Por konflikti në Nagorno-Karabak tregoi se një konflikt i ngrirë mund të kthehet në katastrofë të vërtetë” është një kërcënim i hapur për luftë i lidershipit politik të Beogradit.
Krahasimi me konfliktin për territore të pushtuara në Kaukaz, kur shqiptarët veç kanë humbur troje në shekullin e fundit dhe Serbia vetëm i ka pushtuar dhe asimiluar me dhunë, tregon se shovinizmi serb nuk vdiq bashkë me Millosheviçin, por ka po ato orekse; se BE-ja dhe SHBA-të gabuan me koncesionet territoriale dhe ekonomike që i ofruan Beogradit në këmbim të njohjes së Kosovës; se inkriminimi i luftës çlirimtare të UÇK-së e ka trimëruar shtetin agresor dhe autor të masakrave kundër shqiptarëve të Kosovës; se puthadorët e Serbisë në Kosovë dhe Shqipëri duhet të izolohen nga bashkëpunimi me politikën serbe që vetëm ka ndërruar lëkurë, por jo synime grabitqare.
Mbështes kërkesën e presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, që Bashkimi Europian dhe NATO t’u përgjigjen kërcënimeve për luftë të bëra nga Vuçiçi.
Askush nuk i ka penguar serbët që të vazhdojnë të forcohen ekonomikisht dhe ushtarakisht, siç kërkoi sot Vuçiç, por ata nuk e bëjnë për të mbrojtur vendin nga agresorët, por për të përgjakur Ballkanin. Kështu bënë në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe në Kosovë dhe janë gati ta përsërisin, sepse në krye të shtetit është ish-zëdhënësi i Millosheviçit. Ai, i përkëdhelur si partner i paqes nga ndërkombëtarët dhe anti-shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë, po kërkon të marrë nga Kosova troje shqiptare të banuara me serbë dhe të fitojë dominimin ekonomik me ringjalljen e ish-Jugosllavisë me ‘minishengenin ballkanik’. Duhet ndalur, sa nuk është vonë.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës

​Qeveria: E hëna ditë pune

​Qeveria: E hëna ditë pune

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

​Hoti: Në javën e ardhshme do të votohet ligji për rimëkëmbje ekonomike

​Fetahu: Llapi nuk do t’ia besonte asnjëherë votën atyre që bëjnë thirrje për dhunë

​Fetahu: Llapi nuk do t’ia besonte asnjëherë votën atyre që bëjnë thirrje për dhunë

Zemaj inspekton bashkë me Policinë nëpër qendrat tregtare për shkak të “Black Friday”

Zemaj inspekton bashkë me Policinë nëpër qendrat tregtare për shkak të “Black Friday”

Rrëmbehet një femër në Pejë

Rrëmbehet një femër në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e këtij personi

Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e këtij personi

12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus

12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus

Haradinaj: Kosova me ushtarët e saj të rreshtuar krah Amerikës dhe NATO-s

Haradinaj: Kosova me ushtarët e saj të rreshtuar krah Amerikës dhe NATO-s

Hoti: S’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Hoti: S’ka marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Kërkesa për azil në BE, Shqipëria e dyta në botë

Kërkesa për azil në BE, Shqipëria e dyta në botë

Rendi i ri botëror dhe kriptovalutat

Rendi i ri botëror dhe kriptovalutat

​INDEP kërkon të hiqet TVSH-ja nga investimet e energjisë solare

​INDEP kërkon të hiqet TVSH-ja nga investimet e energjisë solare

Hoti: Zotohemi për modernizimin e ushtrisë, UÇK-ja bëri luftë të pastër e të drejtë

Hoti: Zotohemi për modernizimin e ushtrisë, UÇK-ja bëri luftë të pastër e të drejtë