Të mbijetuarit e tajfunit në Filipine presin ndihma

E publikuar: 21/10/2016 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filipinasit e uritur, të cilët mbijetuan nga tajfuni fuqishëm që i goditi, janë duke pritur për ndihmë, pasi humbën pothuajse gjithçka.

Tajfuni i fuqishëm Haima ka goditur Filipinet të mërkurën mbrëma, me erëra të ngjashme të atyre të vitit 2013, në Haiti, transmeton Express.

Konfirmohen tetë të vrarë dhe dhjetëra mijëra të pastrehë, pas shkatërrimit të shtëpive, të mbjellave dhe të zonave malore, në ishullin Luzon, në veri të Filipinëve.

Më shumë se 50 mijë njerëz nga zonat e prekura nga tajfuni, në veri, veçse janë ndihmuar, por, nuk dihet saktë numri i të tjerëve që kanë nevojë për ndihmë.