Të martën protestë për sulmet ndaj mantelbardhëve

E publikuar: 22/11/2019 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Qendrës Klinike Universitare do të mbajë një protestë paralajmëruese 30 minutëshe, të martën para Klinikes Emergjente të QKUK.

Kjo sindikatë njofton se qëllimi i protestës është “Ndalimi i sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësorë”.

Dhjetëra raste të sulmeve fizike ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës janë raportuar gjatë këtij viti.

Rasti më i ri ishte raportuar ai i sulmit fizik ndaj një mjeku në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, derisa ai po ofronte trajtim shëndetësor.