“Të lutem, martohu me mua!” Mariza Ikonimi i propozon martesë moderatorit shqiptar

E publikuar: 28/04/2018 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndaj dhe “Thumb” këtë javë e ka ngacmuar pikërisht përsa i përket çështjeve të dashurisë. Mariza ka pranuar se nuk ka njeri në krahë për momentin dhe nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak ndërkohë që nëse është dikush që ajo pëlqen vërtetë nga djemtë e ekranit është moderatori i Top Channel, Isli Islami.
Madje, teksa po jepte intervistën, duke qeshur, Mariza hoqi një prej unazave që kishte në gisht dhe improvizioi një propozim martese për Islin. Edhe pse ajo pranoi se po bënte shaka, sërish i mëshoi faktit se Isli është vërtetë djalë i mirë dhe nga ata të cilët është me fat t’i kesh në krahë.
Pra, Isli, ç’po pret? Se ne ndonjë dasmë do kishim qejf, apo s’jeni të ëmbël të dy! /Blitz/