Të lodhur nga qiraja dhe faturat e rrymës, çifti britanik ndërtojnë shtëpinë ekologjike në natyrën e Australisë – për  vetëm 32 mijë funte (Foto/Video)

E publikuar: 07/02/2019 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çifti britanik kanë arritur ta ndërtojnë shtëpinë e tyre ekologjike në Australi, dhe atë për vetëm 9 muaj duke shpenzuar 32 mijë funte.

Jan dhe Kevin, që janë nga qyteti Littlehampton në Angli, kishin vendosur të jetojnë në Queensland të Australisë në vitin 2007 së bashku me tre fëmijët e tyre Laura, Sarah dhe Callum, transmeton Telegrafi.

Në janar të vitit të kaluar ata vendosën ta ndërtojnë shtëpinë e tyre në natyrë, pasi fëmijët e tyre u larguan për të jetuar vetëm dhe kështu iu duk ide e mirë ta ndërtojnë një shtëpi të vogël.

Dyshja që nuk kishin përvojë në ndërtimtari i kaluan 9 muaj në këtë projekt, duke punuar të gjitha pa ndihmën e askujt. Ata aktualisht menaxhojnë një kafiteri, ndërsa në vendlindje Jan punonte si frizere e Kevin si mjeshtër i gypave të ujit.

Tani dyshja nuk kanë nevojë të paguajnë fatura për qira, pasi për ngrohje përdorin shporetin me dru, e kur është fjala te energjia elektrike ata përdorin panele solare. /Telegrafi/