Të lodhur nga pritjet në Merdare (Video)

E publikuar: 23/07/2017 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgimtarët që çdo sezon veror mësyjnë Kosovën, sërish po ballafaqohen me pritje në pikat kufitare.

Se pritjet janë të gjata e të lodhshme, e pothuajse të padurueshme në temperatura të larta, këtë e thotë edhe mërgimtari Izet Vakaj i cili për herë të parë po hyn në Kosovën nëpër pikëkalimin e Merdares.

Edhe rreshteri Fatmir Januzi pranon qe sot gjatë ditës kolonat kanë qenë më të gjata. Megjithatë, shprehet se kolona dhe fluks të mërgimtarëve sivjet ka më pak në krahasim me vitet paraprake.

Polica e Kosovës ka bërë apel që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, që t’ju shmangen pritjeve të gjata. /Tribuna/